The Big Story: Origins of Religion



Views:1276383|Rating:4.25|View Time:4:14Minutes|Likes:13439|Dislikes:2388
Next in The Big Story: (Biology, the Brain and History)

This video has been selected as one of the TED Ed Best Flips.

Subscribe to stay up to date with new videos.

***
Sources:
The Forest People, by Colin M Turnbull, 1961
The Old Way: A Story of the First People, by Elizabeth Marshall Thomas, 2006
The Evolution of God, by Robert Wright, 2009

Additional Reading:
“Evolutionary origin of religions,” Wikipedia
The Dawn of Belief: Religon in the Upper Paleolithic of Southwestern Europe, Chapters 4~7, by D Bruce Dickson, 1990
The Elementary Forms of Religious Life, by Émile Durkheim, 1915

Script adapted from here:

Narrator:

Soundtrack:

Përvoja u mësoi njerëzve të Epokës së Gurit dallimin ndërmjet asaj që i helmoi ata dhe asaj që e kënaqën urinë e tyre Mendjet e tyre mblodhën realitete te vezhguara, të domosdoshme për mbijetesë. Ata bene më të mirën në nxjerrjen e konkluzioneve rreth botës përtej tyre. Ata supozuan se ishin në qendër të universit,
të ciain e mendonin si të sheshtë, të vogël dhe nën qiell. Ata e quanin veten "njerëzit" dhe mendonin se të huajt ishin krijesa të një lloji tjetër – më pak njerëzore se ata.
Ata besonin se në qoftë se do te hanin mishin e një kafshë e fortë atehere mund të merrnin shpirtin e saj,
ose nëse hanin një pjesë të trupit të një lideri i cili kishte vdekur ata mund të fitonin cilësitë e tij te veçanta. Ata mendonin se dielli dhe hëna që shihnin duke lëvizur nëpër qiell ishin qenie te gjalla. Nese shihnin fytyrën e një personi të vdekur qe e njihnin, në format e veçanta të shkëmbinjve, ata besonin se shpirti i gjallë i atij personi banon
brenda atij shkëmbi. Pa dallim të përcaktuar midis shpirtit
dhe materiales, ata besonin me ruajtjen e një kufome,ata ndihmonin gjithashtu në ruajtjen e shpirtit te atij që kishte vdekur. Ata besonin se trupi behej i paqëndrueshëm në vdekje, sepse
shpirti që kishte qenë brenda tij ishte larguar për ne botën e padukshme të shpirtrave.
Ata nuk e ndjenin nevojen për t'i bashkuar këto ide të shpirtrave dhe materies në një imazh të qëndrueshme.
Njerëzit, saktesisht, e lidhën lëvizjen e tyre me vullnetin e tyre, dhe ata besonin se e gjithë lëvizja ishte produkt i vullnetit. Ata shihnin insektet si lëvizin sipas vullnetit. Ata supozonin se bimët rriteshin për shkak të vullnetit. Ata shihnin diellin, hënën dhe yjet më afër seç ishin ne të vërtetë dhe besonin se ato lëviznin sipas vullnetit te vet. Per njerëzit e Epokës së Gurit, vullneti perfaqesonte shpirtin, dhe ata e shihnin boten si nje vend te mbushur plot me shpirtra. Ose, për të përdorur një tjetër fjalë: zota.
Ata shihnin zota brenda çdo gjëje që lëvizte. Ishte nje zot brenda erës dhe një tjetër brenda
lumenjve. Një zot në oqean bënte ujërat te rridhnin drejt plazhit dhe pastaj te tërhiqen.
Dielli ishte një zot. Ata shihnin reflektimin e tyre në ujë dhe besonin se ajo që po shihnin ishte shpirti i tyre. Njerëzit ia atribuonin ato që i ndodhnin
shpirtrave dhe magjisë. Rrufeja, vetetimat shiu, baticat, lindja dhe zjarri ishin te
gjitha magji. Dhe zjarri nuk ishte vetëm një produkt i magjisë, ishte një manifestim i shpirtit.
Vizioni i tyre për botën vinte nepermjet historive të shpikura. Këto ishin histori që u thane dhe u pranuan pa ditur dallimin mes fakteve dhe fantazisë.
Çdo shoqëri kishte historitë e saj rreth krijimit, secili me një kthesë të ndryshme.
Tregimet përshkruanin botën e tyre në një mënyrë që ata mund ta kuptonin. Kishte tregime te një perëndie që i krijoi ata nga toka dhe tregime te tjera qe ata ishin krijuar nga lëvorja e një peme. Një perjashtim nga rendi universal mund të përshkruhej si vepër djallit, një e keqe e e cdo lloji. Kishte tregime për të keqen dhe tmerrin, historite me demonë kërcënues prodhonin më shumë entuziazem se ato pa rrezik. Njerëzit besonin se në qoftë se zotat mund të kryenin magji kështu mundeshin edhe ata. Format më te hershme e ritualeve fetare ishin përpjekje për te bere magji përmes imitimit – të tilla si pikturimi i një fytyre në barkun e një gruaje shtatzënë me shpresë se magjia e vizatimit do të nxiste lindjen. Grupet e gjuetaret mundoheshin te pershtateshin dhe te mbijetonin ne bote ne vend qe ta ndryshonin ate. Ata besonin se bota do të jetë gjithmonë ashtu si zotat e kane krijuar atë. Ata nuk e kishin sensin e përparimit shoqëror ose imazhin e kapacitetit njerezor përtej aftësive te tyre. Imagjinata e atyre qe kishin një potencial biologjik për te qene gjeni dhe atyre me inteligjencë normale ishin të kufizuara nga vete kultura e tyre Sikur të kishte qene ndryshe, shoqëria moderne do ishte shfaqur shume me heret Perktheu: XH.D